Sport
GJKKO e shpall të pafajshëm, Duka jep lajmin e lirimit të Arben Dervishaj
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë publik lajmin e lirimit të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervishaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se drejtësia është vënë në vend, duke i dhënë pafajësinë një personalitetit të fushës së tij siç është Dervishaj.
Lexo edhe:
- “Pas golave me Aston Villan njerëzit ishin krenarë me mua”, Muçi zbulon pozicionin e preferuar në fushë
- Van Basten: Boll më, nuk vazhdohet kështu! Të ndalet futbolli në Holandë
- “Dha gjak për tokë shqiptare”, TKZ: Mblidhemi dhe nderojmë dëshmorin e Kombit
- Kush do ta zëvendësojë Arnautoviç? Ish-sulmuesi i Romës nën vëzhgimin e zikaltërve
“Kemi pritur me durim dhe qetësi thuajse prej një viti që drejtësia të thoshte fjalën e saj për një nga kontributorët tanë më të rëndësishëm, zv.presidentin e FSHF e një mik e bashkëpunëtor si inxhinier Arben Dervishaj.
Ne, në FSHF për asnjë moment nuk kemi dyshuar në pafajësinë e inxhinierit me një karrierë të gjatë e kontribute të jashtëzakonshme në shumë prej veprave të ndërtuara në vendin tonë; ashtu sikurse një profesor me autoritet të padiskutueshëm në auditoret universitare.
Si mik, nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Benit; si personalitet në fushën e tij, shoqëria, politika e drejtësia do të duhet t’i jenë borxhli për burgun e padrejtë që kreu.
Ne në FSHF e mirëpresim sa më shpejt për të vazhduar me dhjetëra projekte infrastrukturore që inxhinier Arben Dervishaj i ka ndjekur me përpikmëri në çdo moment por edhe në sfidat e reja që kemi përpara që kërkojnë ekspertizën, eksperiencën dhe vendosmërinë e inxhinier Benit.”-shkruan Duka.
Dervishaj u lirua pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e shpalli të pafajshëm në lidhje me çështje e inceneratorit të Fierit, për të cilën ishte arrestuar.
The post GJKKO e shpall të pafajshëm, Duka jep lajmin e lirimit të Arben Dervishaj appeared first on SuperSport.