Connect with us

Ndryshe

Gafë në ekranet e mëdha të New Yorkut: Në vend të “Lavdi Ukrainës”, shfaqet teksti “Lavdi Urine”

Publikuar

Volodymyr Zelensky ishte në New York ku foli para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ajo për të cilën po gumëzhin mediat botërore nuk është diçka që presidenti ukrainas tha në OKB, por një gafë e pabesueshme e bërë në formën e një mesazhi urimi në qendër të qytetit amerikan.

Përkatësisht, mesazhi “Lavdi urinës” u shfaq në një billbord të madh digjital në vend të “Lavdi Ukrainës”.

Videoja, natyrisht, u bë virale.

Kompania që menaxhon tabelat shpjegoi se gabimi ishte shkaktuar nga një sistem inteligjent që lidhte fjalën Ukrainë dhe ngjyrën e verdhë dhe e korrigjonte automatikisht atë në një fjalë të një forme të ngjashme – urinë. /Telegrafi/

The post Gafë në ekranet e mëdha të New Yorkut: Në vend të “Lavdi Ukrainës”, shfaqet teksti “Lavdi Urine” appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK