Connect with us

Kosovë

[FOTO] Sulmi terrorist në veri, policia njofton se ka gjetur një sasi të madhe…

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur edhe një sasi të konsiderueshme të armëve, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake në fshatin Brezne të Zveçanit.

Policia ka thënë se po vazhdojnë të kontrollojnë dhe krehin territorin e shfrytëzuar nga terroristët dhe kështu kanë gjetur armë të rënda, municion e pajisje.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

# antiplumb,
# karikator me 30 fishek,
# kapelë dhe doreza,
# maskë ngjyrë e gjelbërt,
# maskë tjetër,
# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
# çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# radio lidhje motorol,
# zolle,
# kapelë ngjyrë ushtarake,
# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
# një karikator,
# radio lidhje,
# xhakete shiut,
# një pako me cigare,

Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK