Lajme
Flasin nga QKUK – Kjo është gjendja e gruas së plagosur në Podujevë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij e cila u dërgua shpejt në Emergjencën e QKUK-së.
Mjeku Avdush Bajgora ka thënë për T7 se “lëndimi është serioz” dhe se pacientja do të operohej.
“Pacientja është sjellur në qendrën emergjente me autoambulanvë nga Podujeva. Është vërejtur lëndim me armë zjarri në regjionin torako-abdominal. Pacientes menjëherë i janë marrë të gjitha analizat hematologjike, biokimike, i është realizuar CT e abdomenit dhe toraksit dhe është konstatuar se lëndimi është serioz”, tha mjeku.
“Pacientja për momentin ndodhet në sallën e operacionit dhe do të operohet”, shtoi mjeku Avdush Bajgora.

















