Lajme
Fillon mbledhja komemorative për nder të policit të rënë në detyrë – e pranishme edhe presidentja

Me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, është organizuar mbledhje komemorative. Të pranishëm në këtë mbledhje përveç kryeministrit,…
Me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, është organizuar mbledhje komemorative.
Të pranishëm në këtë mbledhje përveç kryeministrit, Albin Kurti e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca është parë edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila është duke e mbajtur një fjalim.
Aty gjenden edhe familja e rreshterit Bunjaku.
Mbledhja ka nisur me intonimin e himnit shtetëror dhe më pas është mbajtur një minutë heshtje./Insajderi



















