Kosovë
Dramë në ajër, udhëtarët serbë kundërshtojnë aterimin në Prishtinë të aeroplanit që s’mundi të ulej në Beograd
Gazetari kroat, Zoran Kusovac, ka shkruar për një fluturim të kompanisë Eurowings nga Dyseldorfi për në Beograd, e që për shkak të motit të keq aeroplani s’kishte mundur të ulej në kryeqytetin serb.
Ai ka treguar se më pas aeroplani ishte drejtuar për në Prishtinë, ndërkohë që pasagjerët, në masë të madhe serbë, kishin reaguar ashpër duke paralajmëruar edhe trazira brenda aeroplanit.
Duke parë një situatë të tillë, aeroplani më pas kishte marrë drejtimin për në Budapest./Express/
On Sunday #Eurowings flight from #Düsseldorf couldn’t land in #Belgrade due to storm; was rerouted to #Prishtina. On THAT day! Hearing new destination, passengers, largely #Serbs, went nuts. Cabin crew alerted captain of possible riot & flight went to #Budapest instead. #Balkans! pic.twitter.com/JIkTg5IROn
— Zoran Kusovac (@zkusovac) September 25, 2023