Connect with us

Bota

Do të bëhej baba së shpejti, shqiptari humb jetën në aksident në Itali

Publikuar

Një shqiptar 27 vjeç ndërroi jetë në një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona të Italisë.

Sipas medieve italiane viktima është Redon Qevani. I riu shqiptar humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 dhe u përplas me një pemë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës. I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.

NA NDIQ NË FACEBOOK