Connect with us

Lajme

Dasma kthehet në tragjedi/ Aksidenti në Qafë-Botë, humb jetën nëna e 3 fëmijëve

Publikuar

Kjo është 35-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin rrugor Krane-Qafë Botë mëngjesin e sotëm.

Nëna e tre fëmijëve, Adriana Prendi kishte martuar vëllain dhe po kthehej drejt Greqisë, ku edhe jetonte me familjen, por aksidenti rezultoi fatal për të.

Të plagosur në aksident mbetën edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin dhe një pasagjer, 37-vjeçar Emanuel Gera, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NA NDIQ NË FACEBOOK