Connect with us

Religjion

Cila është vepra jote e fshehtë?

Publikuar

më

Hfz. Mehas Alija

“Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”.” (El-Isra, 84)

Pavarësisht se në çfarë rrethanash dhe në çfarë grupi shoqëror jeton besimtari, ai gjithnjë u qëndron besnik principeve të tij, vlerave në të cilat beson, qoftë, madje, i vetmuar, i përfolur apo i injoruar.

Zakonisht, kur njeriu vepron mirë, ka dëshirë që ajo vepër të duket, ta sheh Zoti, por edhe njerëzit. Në të kundërtën, kur vepron keq, në shumicën e rasteve, mëkati apo gabimi mbetet i fshehtë midis mëkatarit dhe Zotit.

Vallë, a duhet të kemi edhe vepra të mira të fshehta, sekrete, që i di vetëm Zoti dhe kryerësi i tyre? Çfarë nënkuptojmë më veprën e mirë të fshehtë?

Me veprën e mirë sekrete nënkuptohet një vepër e mirë e caktuar ose një ibadet që kryehet dhe që e di vetëm All-llahu xh.sh.

Një vepër e tillë mund të jetë një namaz prej dy reqatësh në mesnatë apo një agjërim që nuk e di askush tjetër përveç Zotit. Mund të jetë edhe një sadaka e fshehur, një lexim i rregullt i Kur’anit dhe një dhikër apo istigfar i fshehur. Gjithashtu, mund të jetë edhe ndonjë ndihmë ndaj dikujt tjetër.

Një ibadet i vogël, brenda një kohe të shkurtër, që kryhet në vetmi, ndërmjet robit dhe Zotit, mund të jetë më i mirë se ibadete të shumta publike përpara njerëzve. Ndërsa kjo varet edhe nga nijeti.

Ibadeti në fshehtësi konsiderohet një prej adhurimeve me të cilat synohet afrimi me All-llahun. Nëse kemi adhurime të fshehta, All-llahu xh.sh. do të na i mbulojë, për hatër të këtyre veprave të mira, edhe disa gabime e mëkate, ndërkohë që të mirat do t’i ruaje dhe do t’i shpalose në ditë të vështira në botën tjetër, atëherë ku gjithçka dihet dhe gjithçka është e regjistruar.

Prandaj, pyete veten se cili është ibadeti që e ke kryer dhe askush nuk e di, që është sekret mes teje dhe Zotit? Në mesin e ketyre veprave a është istigfari dhe kërkim falja, ekzistojnë lot të derdhur në vetmi për hir të Zotit? Ekziston ndonjë sadaka që askush nuk e di përveç Zotit? Ke bërë ndonjë angazhim në drejtim të përmirësimit të lidhjeve të shkëputura familjare apo miqësore? Ke ndonjë lutje të mirë që e bënë në fshehtësi për vëllanë dhe motrën?

Nëse ndaj këtyre pyetjeve ke përgjigje pozitive, atëherë dije se je në rrugën e mirë dhe se je duke shijuar mirësitë e Zotit që t’i ka fal si dhuratë për shpirtin dhe besimin tënd.

Le të mundohemi ta kuptojmë këtë ndjesi se sa e këndshme dhe sa qetësuese është. Ti vepron, kryen vepra të mira, bënë ibadet, dhe nuk e ngarkon shpirtin tënd me konsideratën dhe përshtypjen e tjerëve! Ti e bën atë vepër dhe në nijetin tënd nuk ka asgjë dhe asnjë përveç All-llahut dhe kënaqësisë së Tij, i bindur se tek All-llahu asgjë nuk mund të humbet dhe se shpërblimi për një vepër të mirë nuk mund të humbasë.

Në një hadith që përcillet nga Ebu Dherri r.a. thuhet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Tre veta i do All-llahu. Një herë erdhi te një grup njerëzish një nevojtar dhe kërkoi ndihmë në emër të All-llahut. Ai nuk kërkoi ndihmë se kishte ndonjë lidhje farefisnore midis tyre, kështu që ata e refuzuan atë. Në ndërkohë njëri prej grupit u nda dhe fshehurazi i ndau lëmoshë lypësit. Nuk e pa asnjë njeri, përveç Zotit dhe atij që mori ndihmën. I dyti ishte në një udhëtim natën me një grup shokësh. Kur nga lodhja u bë gjumi më i dashur se çdo gjë tjetër, ndaluan dhe ranë të flejnë. Njëri prej tyre, u zgjua, lexoi Kur’an, fali namaz dhe bëri dhikër për hir të All-llahut. Personi i tret është ai që mori pjesë në një prej betejave luftarake. Kur u ndeshën me armikun, pjesa tjetër ikën, ndërsa ai doli përpara i vetëm, derisa fitoi ose u vra.” (Imam Nesaiu)

I pari kishte një zemër më humane dhe nga imani i tij buroi vullneti dhe dëshira për të fituar shpërblimin e sadaksë së fshehtë. Ai nuk ndoqi shumicën, siç zakonisht veprojnë njerëzit duke ndjekur turmën, por ndoqi dritën e imanit dhe shpirtin human prej besimtari të vërtetë.

I dyti, ndonëse i lodhur fizikisht, sikur edhe të tjerët, i dha përparësi shpirtit, duke i dhënë mundësinë që edhe shpirti të pushojë në praninë e përkujtimit të All-llahut dhe këndimit të Kur’anit.

Kurse zemra e të tretit ishte formësuar në atë mënyrë që të rrah vetëm për hir të Zotit dhe për asgjë tjetër që kalon dhe tretet. Besimtari i vërtetë nuk tërhiqet nga lufta kundër së keqes, korrupsionit dhe padrejtësisë, po sikur edhe të mbetej i vetëm në këtë rrugë dhe qëllim.

Veprat e mira në fshehtësi nuk e tundojnë besimtarin, as lakmia për shfaqje nuk ia prish nijetin, sepse ai e di se te All-llahu asgjë nuk humbë dhe se shpërblimi për veprën e mirë një ditë do të vijë.

All-llahu na bëftë prej të tillëve që të kemi vepra të mira të tilla që do të ishin sekrete mes nesh dhe Zotit.

(Islampress)

Lajme52 minutes ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë53 minutes ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme1 hour ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni1 hour ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni1 hour ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë1 hour ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë2 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport2 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Maqedoni2 hours ago

Aksion policor në Shkup: 5 të arrestuar për drogë, mes tyre edhe një 16-vjeçar!

Maqedoni2 hours ago

Mbi 2.100 amendamente për Ligjin e Prokurimeve Publike, pushteti tërhiqet nga neni që kundërshtoi presidentja!

Maqedoni2 hours ago

Alta Banka lehtëson tërheqjen e parave: Deri në 20 mijë denarë në sportele, rritet edhe limiti i kartelave!

Maqedoni2 hours ago

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

NA NDIQ NË FACEBOOK