Sport
Calhanoglu kunj trajnerit: Di të punojë vetëm me të rinjtë

Vincenzo Montella është zyrtarisht trajneri i ri i Turqisë, teksa ka firmosur me federatën turke një kontratë 3-vjeçare dhe do të nisë menjëherë nga puna, për të zëvendësuar gjermanin Stefan Kuntz, i shkarkuar pas humbjes në miqësoren ndaj Japonisë këtë muaj.
Pikërisht për largimin e gjermanit, ka folur edhe kapiteni i Turqisë, Hakan Calhanoglu, i cili mësohet se ka qenë një nga të pakënaqurit me punën e trajnerit gjerman.
“Unë nuk kam pasur asnjë problem me trajnerin Kuntz, por mendoj se ai ishte një trajner shumë i mirë për të punuar me të rinjtë. E njëjta metodë komunikimi, nuk mund të funksionojë edhe me profesionistët, ndaj ai kishte vështirësi në krijimin e raporteve. Unë si kapiten, në emër të të gjithë skuadrës ndava shqetësimin me të dhe federata e mori parasysh”, deklaroi Calhanoglu.
Lexo edhe:
- Rekord në renditjen FIFA, Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!
- VIDEO/ Muçi-show në Varshavë, dopietë spektakolare në fitoren ndaj Aston Villës
- Gafa e radhës, Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin
- VIDEO/ EMOCIONUESE, 30 mijë polakë thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit
Fantazisti turk që luan me Interin në Serinë A, hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar që të mos grumbullohet Emre Mor, teksa theksoi se nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimmarrjen e Stefan Kuntz.
The post Calhanoglu kunj trajnerit: Di të punojë vetëm me të rinjtë appeared first on SuperSport.






















