Connect with us

Lajme

Bugajski-Lajçakut: Beogradi dhe Moska po ju marrin për budallenj

Publikuar

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në njoftimin për takimin me emisarin e SHBA-së…

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në njoftimin për takimin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësues të tjerë evropianë. 

Bugajski ka bërë apel që bashkësia ndërkombëtare ta ndalojë “gjuhën e pakuptimtë” dhe ka shtuar se Beogradi e Moska po tallen me Perëndimin, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ndalni gjuhën e pakuptimtë dhe dëshirat. Askush nuk e beson më këtë fasadë. Beogradi dhe Moska po ju marrin për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, ka shkruar Bugajski. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK