Connect with us

Lajme

Banorët e Banjskës: Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur

Publikuar

më

Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës. Siç raporton REL-i, ,më 24 shtator, afër manastirit të Banjskës ka ndodhur një përleshje e…

Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës.

Siç raporton REL-i, ,më 24 shtator, afër manastirit të Banjskës ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist.

Zveçani dhe tri komuna tjera në veri janë të banuara me shumicë serbe.

Në mesditën e së mërkurës, është vërejtur se fshati është i zbrazët dhe njerëzit kryesisht janë të mbyllur nëpër shtëpi.

Ata kanë shprehur frikë dhe kanë thënë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.

“Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë një banore e nacionalitetit serb në Banjskë.

Sipas saj, situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.

“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, ka thënë ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK