Connect with us

Lajme

Asani nga Lëvizja BESA: Dështimi i rradhës i qeverisë lidhur me Korridorin 8

Publikuar

Përfaqësuesi i Lëvizjes, BESA, Rexhep Asani, përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook prolongimin e realizimit të korridorit 8 e ka quajtur dështim të BDI-së.

Postimi i plotë i Asanit

“Dështimi i rradhës i qeverisë dhe BDI-së.
Edhe njëherë prolongohet realizimi i koridorit Kërçovë-Ohër.
Arsyeja është e thjeshtë;
Ndërrohen nënkontraktorët.., firmat e BDI-së pasi morën ajkën e parave u tërhoqën në blerjen e “pasurive për veten e tyre”, duke u zëvendësuar nga firmat nën-nënkontraktore të LSDM-së.
Edhe këto do marrin paratë dhe përfundimi është: pasurohen qeveritarët dhe familjarët e tyre, po vidhen qytetarët dhe vonohen e pengohen shqiptarët për të dalur në tregjet europiane”, ka shkruar Asani në Facebook./ Zyrtare

NA NDIQ NË FACEBOOK