Lajme
Arrestohen dy persona nga Policia e Kosovës në Banjskë

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri.
Elshani ka thënë se ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
“Ata janë zënë me një sasi të konsiderueshme të armëve. Mbetet të shihet nga hetimet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, u shpreh Elshani.




















