Connect with us

Shqipëri

Aksident në aksin Librazhd – Qafë Thanë, 3 të lënduar

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë.

Një automjet me drejtues një shtetas 20 vjeçar, banues në Korçë është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas 19 vjeçar, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi 20- vjeçar, si edhe po kryejnë ekzaminime edhe dy pasagjerë.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin  20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin  19 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi 20 vjeçar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime edhe dy pasagjerë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK