Connect with us

Kosovë

A është Radojçiq në mesin e të plagosurve? Ja çfarë thotë Vuçiq

Publikuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në një intervistë dhënë në televizionin shtetëror serb theksoi se nuk është e vërtetë në mesin e të plagosurve të dielën në Banjskë të Zveçanit është plagosur edhe Milan Radojçiq.

Vuçiq i quajti shpifje këto pretendime derisa akuzoi Kurtin si person i cili dëshiron ti zhduk serbët në Kosovë, përcjell Zyrtare.net

Ndryshe mediat në Kosovë publikuan lajmin se në mesin te plagosurve është edhe Milan Radojçiq, ndërsa gjatë ditës kishte informacione se madje Radojçiq po trajtohet në një spital në Serbi.

Krimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa ka qenë në listën e zezë të shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së për një kohë të gjatë, ndërsa ka pasur edhe fletarrestime të mëparshme, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK