Connect with us

Kosovë

Viktima në Klinë ishte biznesmen i shquar në Zvicër, posedonte garazhë të veturave luksoze

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës, ku si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe me pas ka vdekur në spitalin e Pejës.

I dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë, e që viktima në Klinë ishte biznesmen i shquar në Zvicër.

Ai posedonte garazh të veturave luksoze.

I dyshuari dhe viktima ishin familjarë mes vete dhe në drejtim të ndjerit ka shkrepur 7 plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00, në një lokal në qendër të Klinës

NA NDIQ NË FACEBOOK