Bota
VIDEO|Droni filmon momentet e tmerrit kur 8 persona mbetën të bllokuar në teleferik

BBC, ka publikuar pamje filmike të realizuara me dronë të 8 personave të cilët përjetuan momente tmerri në kohën kur teleferiku me të cilin po udhëtonin ngeli në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në Pakistan mëngjesin e 22 gushtit, ku një nga kabllot e teleferikut u këput duke lënë kështu në ajër të frikësuar për jetën gjashtë fëmijë dhe dy të rritur.
Për fat të mirë të tetë personat u shpëtuan nga ushtria pakistaneze pas një operacioni që zgjati rreth 15 orë.





















