Connect with us

Shqipëri

VIDEO/ Zjarret në Aleksandropuli, Rama shpërndan pamjet e angazhimit të efektivëve shqiptarë në shtetin fqinj

Publikuar

 

Greqia po kalon një periudhë të vështirë me zjarret, teksa vatrat shtohen dita – ditës, e shumë prej tyre janë gati të pakontrollueshme duke shkaktuar dëme të mëdha.

Prej ditës së djeshme edhe shteti shqiptar i erdhi në ndihmë fqinjit të tij duke dërguar disa forca zjarrfikëse.

Efektivët shqiptarë janë angazhuar në zonën e Aleksandropulit, një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë, ndërsa kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje.

Postimi i Ramës:

#RESPEKT🙏

Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë🙏🪖🔥🚒🇦🇱🤝🇬🇷

#VetëmPërpara➡🇦🇱 /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK