Lajme
VIDEO/ I pamaskuar dhe me mjet prerës, i riu kërcënon shitësen dhe vjedh një shumë parash në një supermarket

Një 20-vjeçar i pamaskuar dhe me një mjet prerës (biçak), ka hyrë në një supermarket në Korçë dhe ka vjedhur një shumë parash.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet momenti kur i riu kërcënon me mjetin prerës shitësen dhe merr një shumë parash nga arka dhe më pas largohet.
Policia bën me dije se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.





















