Connect with us

Shqipëri

Video/ Aksident në Pogradec, plagosen 5 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Publikuar

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur 5 persona të plagosur.

Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt spitalit të Tiranës. Katër të plagosurit e tjerë po mjekohen në spitalin e Pogradecit.

Mes të plagosurve ka edhe 3 fëmijë. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar./abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK