Connect with us

Shqipëri

U kap duke ndezur zjarr në Radhimë/ Arrestohet 26-vjeçari, i gjendet edhe kanabis

Publikuar

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Radhimë të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, i riu po ndizte zjarr, i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis./abcnews.al