Connect with us

Shqipëri

Turizmi nxit të rinjtë drejt zanatit, drejtoresha: Regjistrimet po rriten çdo vit

Publikuar

më

Kledisi dhe Rediani janë  kuzhinierë në dy prej restoranteve të njohura në kryeqytet.  Për ish nxënësit e shkollës së mesme të Hoteleri- Turizmit në Tiranë pasioni  është kthyer në burim të ardhurash.

“Kam  dy vite e gjysmë që punoj në kuzhinë. Me anë të shkollës normalisht, bëmë praktikat pastaj na morën në punë. I kam provuar të gjitha degët e Hoteleri-Turizmit, kamarier, banakier,  aktualisht jam në kuzhinë.”

“Kërkoj nga vetja e kjo më plotësonte dëshirat që kisha. Shkolla na ka dhënë eksperiencë dhe bizneset na kanë hapur dyert. Kemi qenë ndihmësa, sot jemi shefa, drejtojmë kuzhinën”

Nëse më parë  nxënësit linin gjimanzet për shkollat profesionale prej dëshirës tashmë  është  mundësia e punësimit të shpejtë dhe me pagë të kënaqshmë që i çon drejt tyre.  Numri i lartë i të huajve  që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë këtë verë  duket se ka nxitur  të rinjtë të kthejnë sytë nga turizmi. Këtë e tregojnë regjistrimet në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit në Tiranë.

“Regjistrimet janë në nivele shumë të mira krahasuar me të njejtën periudhë të vitit  të shkuar.  Numri i regjistrimeve është rritur me 10%.  Punësimi I menjëhershëm, njohja me bizneset gjatë praktikave, por dhe mundësitë për të shkuar në universitet kanë ndikuar në rritjen e numrit të nxënësve të regjistruar. Përpos kësaj tashmë dihet që turizmi është prioritet, shifrat po rriten nga viti në vit  dhe ka shumë nevojë për punonjës të kualifikuar në industrinë e mikpritjes dhe vetë industria e mikpritjes e ka kuptuar që duhet të  marrë punonjës të kualifikuar dhe ka kuptuar që punonjësit duhen paguar.”

Regjistrimet për hyrjet e reja   në  shkollën e mesme të Hoteleri-Turizmit në Tiranë  kanë filluar që në korrik dhe do të zgjasin  deri në fund të shtatorit.  Ndërkohë çdo vit nga kjo shkollë  dalin rreth 250 specialistë, por nevojat  e tregut janë më shumë se kaq.

“Duhet të kemi rritje të numri të nxënësve për tju përgjigjur nevojave të tregut. 250 nxënësit përballojnë nevojen në Tiranë, por problem lind gjatë sezonit, ku kërkesat në bregdet janë më të mëdha se  kapaciteti i jugut, ato i plotësojnë nxënësit tanë”

Ndërsa për bizneset fluksi i shtuar i turistëve nxorri në pah  rëndësinë e punonjëve të kualifikuar  këtyre të fundit iu tregojë vlerën e drejtimit të marrë e iu shtoi pritshmëritë.

“Më është rritur rroga, rritet puna rritet dhe kerkesa ime”

“Synimi është të drejtoj një hotel në Shqipëri, nëse ke dëshirë i ke të gjitha mundësitë”

Lajme3 minutes ago

Përplasje në BE për buxhetin e ri: Gjermania dhe 5 vende kërkojnë shkurtim me qindra miliarda euro

Shqipëri2 hours ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme3 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni4 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni7 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri10 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme11 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

NA NDIQ NË FACEBOOK