Bota
Tragjedia me 5 viktima në Itali, sindikatat bëjnë paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet

Sindikata e Italisë Usb ka paralajmëruar një grevë 24-orëshe pas vdekjes së pesë punëtorëve, pasi u përplasën nga treni mbrëmjen e djeshme. Dhe sindikata më e madhe e vendit, Cgil, njoftoi se do të mbajë një grevë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e rajonit të Piemontes dhe shpreson që hetimet të hedhin shumë dritë mbi gjithë këtë rast tragjik”.
Punëtorët e vdekur ishin nga mosha 22 deri në 52 vjeç dhe të afërmit e tyre, të shkatërruar, aktualisht ndodhen në morgun e qytetit të Ibreas.






















