Connect with us

Lajme

Tipike për VV’në- Kur Besnik Mujeci i drogës kërkonte që të mos tradhtohet ideali i shtrenjtë kombëtar

Publikuar

më

Besnik Mujeci, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës që u kap duke trafikuar drogë në Shqipëri, dikur “mbante ders” për bashkimin kombëtar.

Mujeci fyente flamurin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar “flamur me ylla” derisa thoshte se po tradhtohet ideali i bashkimit kombëtar.

Ai ishte i një fryme me Lëvizjen Vetëvendosje, konkretisht me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti, i cili i referohej flamurit të Republikës si “flamuri lara-lara”.

“Dy mijë vjet po e rujmë identitetin tonë, për një javë ditë po e shesim qaty për një flamur me ylla a? Kjo o tradhti kombëtare ndaj idealit tonë, që e këna ru qe dy mijë vjet, shtet të përbashkët s’kemi pasë… Kemi arritë me e rujtë qit identitet e sot po e shesim për pesë pare a?”, deklaron ai.

Mujeci dhe disa të tjerë përgjatë së martës u arrestuan nga Policia e Shqipërisë. Pesë të arrestuarit u kapën në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, ku me vete kishin dërgesën prej 11,300 tabletash ekstazi (MDMA), me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro. /Insajderi.org/

@infopresskosova #prishtina #podujeva #fyp #kosovo #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #prizren #ferizaj #albania ♬ suono originale – Shqiperia-Ime❤🖤

NA NDIQ NË FACEBOOK