Sport
Tifozët godasin me grushte lojtarët e skuadrës së tyre, 17-vjeçari kërkon të largohet

Tifozët amerikano-latinë njihen për gjaknxehtësinë e tyre që lidhet me pasionin e jashtëzakonshëm për futbollin. Megjithatë, shpeshherë si rrjedhojë e “pasionit” ata kalojnë edhe limitet. Kështu ka ndodhur me ultrasit e klubit argjentinas të Velez të cilët pas disfatës me Huracan shkuan në qendrën sportive të skuadrës së tyre dhe sulmuan lojtarët.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Nga Vllaznia në Rumani, kontratë 2-vjeçare për mbrojtësin
- 600 mijë € operacion, Ballkani shet “yllin” e skuadrës në Rumani
- Dinamo ndahet me Mehmetin, të martën prezantohet “ish”-i Kombëtares së Italisë
- Sergio Ramos zgjedh ekipin e ri, nuk i “shqitet” Leo Messit
Ultrasit nuk u kursyen, por goditën me grushta e shkelma futbollistët ndërsa e pësuan keq edhe makinat e parkuara të cilët pësuan dëmtime të shumta. Ndërkohë, pas kësaj ngjarje, lojtari i datëlindjes së vitit 2006, Gianluca Prestianni kërkoi nga klubi lejen për t’u larguar pasi nuk mund të vazhdonte më pas këtij sulmi të ultrasve.
The post Tifozët godasin me grushte lojtarët e skuadrës së tyre, 17-vjeçari kërkon të largohet appeared first on SuperSport.





















