Connect with us

Lajme

Tetovë – Prizren, Ali Ahmeti xhelozon Kasamin, fton në takim Liburn Aliun

Publikuar

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë ku bashkë me kreun e komunës së Tetovës, Billall Kasami promovuan nevojën e ndërtimit të aksit rrugor Tetovë – Prizren, sot në ambientet e selisë së BDI-së është zhvilluar edhe një takim mes ministrit të Transportit të Kosovës, Liburn Aliu dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Takimi në fjalë është parë tëjetë i panvojshme kjo pasi asgjë konkrete nuk u tha pas këtij takimi në konferncën për media që pati kreu integrist, Ahmeti dhe Ministri kosovar, Aliu. Përpos konstatimit të nevojës së ndrëtimit të këtij aksi asgjë konkrete nuk është ndërmarë as në këtë takim.

Burime të Zyrtare.net brenda BDI-së mësojnë se vizita e kryeminitrit Kurti në Tetovë dhe promovimi i ndërtimit të rrugës që lidh Tetovën me Prizrenin ka shkaktuar inate të mëdha brenda vetë krerëve të BDI-së përfshirë edhe kreun Ali Ahmeti.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK