Connect with us

Ndryshe

TEORIA/ Ja se si dyshohet se u fut bomba në avionin e Prigozhin

Publikuar

Faktet kanë filluar të dalin në dritë. Të mërkurën pasdite, një avion biznesi Embraer Legacy i regjistruar te shefi mercenar Wagner ra nga qielli në jug të fshatit Kuzhenkinskoe në rajonin Tver të Rusisë. Të 10 personat në avion vdiqën.

Agjencia shtetërore ruse e aviacionit njoftoi se Prigozhin ishte në aeroplan.

Por nuk kaloi shumë dhe teoritë filluan të qarkullonin në internet. A u rrëzua avioni ? Apo ndoshta një bombë ishte vendosur në të? Dhe a ka vdekur vërtet Prigozhin ?

Një bombë e vendosur në një avion?

Pamjet tregojnë avionin duke u afruar drejt tokës nga një lartësi prej 28,000 këmbësh. Vetëm disa sekonda më vonë, një re tymi i zi u ngrit në qiell dhe rrënojat shpërthyen në flakë.

Megjithatë, spekulimet në rrjetet sociale ruse pretendojnë se avioni i Prigozhin mund të ketë pasur një bombë që shpërtheu gjatë fluturimit.

Aludimet në rrjetin ‘Telegram’ thonë se një ngarkesë me “verë të shtrenjtë” ishte ngarkuar në aeroplan disa minuta para nisjes. Një tjetër pretendim në rrjetet sociale ishte se eksplozivi ishte fshehur në paketimin e verës.

Vendasit në terren pretenduan se kishin dëgjuar “dy shpërthime të mëdha” përpara se të shihnin rrëzimin e avionit./Dosja.al

NA NDIQ NË FACEBOOK