Connect with us

Kosovë

Të shtëna armësh në një lokal në Klinë, plagoset një person

Publikuar

Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë, ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.

I plagosuri, sipas Zëdhënësit të Policisë, është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po e këkon.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK