Connect with us

Lajme

Tahiri pasi u rrëzua Ligji për Zyrtarët Publikë: Goditje e përpjekjeve autokratike të Albin Kurtit

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka përshëndetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e Ligjit për Zyrtarët Publikë si të kundërligjshëm.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuesja për herë të shtatë po rrëzon vendime të Qeverisë Kurti. I njëjti ka shtuar se kjo është goditje direkte ndaj, siç e quajti ai, përpjekjeve autokratike të pushtetit të Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij”, deklaron Tahiri.

“Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë me dije se ka rrëzuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, të cilin e kishte dërguar për shqyrtim një grup i deputetëve opozitarë.

Përmes një njoftimi për media, Kushtetuesja ka bërë me dije se anëtaret e kësaj gjykate kanë vendosur se ligji nuk është në përputhje me disa nene të Kushtetutës. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK