Connect with us

Sport

Struga shkruan historinë, fiton në Podgoricë mes 7 golave dhe kalon në turin e tretë

Publikuar

Struga ka arritur të fitojë në Podgoricë me rezultatin 3-4, aty ku edhe ka shkruar historinë duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Megjithëse e gjeti veten në avantazh pas 7 minutave lojë, skuadra e Duros ka reaguar mirë duke barazuar rezultatin pas 4 minutave. Në fundin e pjesës së parë, të dyja skuadrat kanë shënuar edhe nga një gol, për ta mbyllur në 2-2.

Në të dytën, Struga është treguar më cinike, duke kaluar në avantazhin e dyfishtë me anë të Ibraimit e Radeskit që realizoi 3 golësh personal. Diferencën e ngushtoi në 3-4 Sekuloviç. Në ndeshjen e radhës në Europë, Struga luan me skuadrën e Hesperange nga Luksemburgu./Panorama/

NA NDIQ NË FACEBOOK