Maqedoni
Skandali me kreditë e shpejta, infermierja nga Shkupi duhet të paguaj mbi 2500 euro, pasi që dikush i mori kredi në emrin e saj
Publikuar
para 3më

Aneta Petrovska, një infermiere e punësuar në një nga spitalet më të mëdha shtetërore në Shkup, të cilës i janë vjedhur të dhënat e kartës së identitetit, është një tjetër viktimë e krimit të shfrenuar me kredi të shpejta, shkruan portali SDK.
Kështu që ajo tani duhet të kthejë një kredi që dikush e ka marrë në emër të saj mbi 162 mijë denarë apo mbi 2500 euro.
Petrovska e shokuar është paraqitur në Njësinë për krime ekonomike dhe kompjuterike në MPB, por edhe tek Avokati i Popullit, ku ka bërë të ditur se autor të panjohur kanë tërhequr paratë në emër të saj nga një kompani financiare në Shkup.
Ajo ka thënë se dikush në punë i ka vjedhur letërnjoftimin, e ka fotografuar dhe më pas sigurisht ia ka kthyer në çantë. Ajo ka kërkuar ndihmën e MPB-së, Avokatit të Popullit, të cilët kanë reaguar tek Ministria e Financave. Por, kjo e fundit ka thënë se nuk është kompetente, edhe pse nga ajo është kërkuar që të dërgohen inspektorë nëpër këto kompani financiare private që po japin kredi të shpejta.
Me këtë rast, Ministria e Financave e informoi Avokatin e Popullit se nuk ka juridiksion për të ndjekur mashtrimin me kredi të shpejta, por është problem i MPB-së.
Avokati i Popullit Naser Ziberi në shkresën e tij kthyese kërkoi që Ministria e Financave të mos fshihet pas MPB-së dhe të mos përzihen përgjegjësitë.
“Të bëhet inspektimi dhe të konstatohet gjendja faktike – nëse janë respektuar apo jo dispozitat e Ligjit për shoqëritë financiare dhe Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit gjatë dhënies së kredive të shpejta nga kompani të veçanta financiare, me rastin e lidhjes së marrëveshjeve për kredi të tilla!. Për të kontrolluar se kur dhe si janë lëshuar kreditë individuale, pastaj nëse, kur dhe nga cili person si përdorues i kredisë janë nënshkruar, si është bërë pagesa e tyre, në çfarë mënyre dhe në llogari të kujt, nëse mënyra e pagesës është në përputhje me rregulloret ligjore pozitive dhe në fund pse janë dhënë kredi në rastin kur të gjitha shoqëritë financiare janë informuar siç duhet nga avokati i kërkuesit që të ndalojnë dhënien e kredive me letërnjoftim të pavlefshëm!”, ka shkruar Avokati i Popullit në adresë të Ministrisë së Financave.(INA)
You may like

Kryeministri serb Gjuro Macut për vizitë në Ohër, u takua me Mickoskin

Vala e të nxehtit: ISHP me udhëzime për të shmangur rreziqet shëndetësore

Një valë tjetër mërgimtarësh drejt vendlindjes, ja si është gjendja nëpër kufij

Durmishi: 5.4 milionë euro për mbi 1.300 vende të reja pune

Hakohet serveri i Entit Shtetëror të Revizionit: Nga e-maili i drejtorit po dërgohen mesazhe të rreme

Qoku: Gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë nuk u bë në emër të BDI-së!





Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Kryeministri serb Gjuro Macut për vizitë në Ohër, u takua me Mickoskin

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

Vala e të nxehtit: ISHP me udhëzime për të shmangur rreziqet shëndetësore

Një valë tjetër mërgimtarësh drejt vendlindjes, ja si është gjendja nëpër kufij

Durmishi: 5.4 milionë euro për mbi 1.300 vende të reja pune

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë

Hakohet serveri i Entit Shtetëror të Revizionit: Nga e-maili i drejtorit po dërgohen mesazhe të rreme

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar

Qoku: Gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë nuk u bë në emër të BDI-së!

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 – Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut

