Connect with us

Lajme

Sërish kolona në kufi, deri në pesë orë pritje për të dalë nga kufiri në Merdar

Publikuar

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar Merdar. Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin mbi pesë orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e orës 07:57 bën të ditur se përveç në Merdar, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e 40 minuta.

Ndërkaq, në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në 40 minuta për ta lëshuar Kosovën, e në Mutivodë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

Ditë më parë Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare në mënyrë që të shmangen kolonat e gjata dhe pritjet.

https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.585.0_en.html#goog_131209133
https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.585.0_en.html#goog_1836124170

https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.585.0_en.html#goog_1832172335Top Stories00:0401:00Zyrtare: Festim Alidema i bashkohet Lirisë65-vjeçari hyn në banesën e të miturës në Sarandë dhe e ngacmon seksualishtOperacioni “Goditja”, në Pejë arrestohet një person te i cili u gjetën shumë armë të ftohtaNjë turist në Split ka marrë një faturë prej 151 eurosh për 0 kilometra vozitjeSi tentoi Galatasaray ta zbriste Milot Rashicën nga aeroplani privat i BesiktasitZyrtare: Festim Alidemaibashkohet Lirisë

NA NDIQ NË FACEBOOK