Connect with us

Lajme

Reagon entomuzikologu pas djegies së Muzeut të Muzikës: Barbarët e thyen, e vodhen dhe në fund e dogjën

Publikuar

Entomuzikolog, Behar Arllati, ka reaguar ashpër për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Sipas tij, barbarët  “e thyen, e vodhen e plaçkiten gjithe çka kishte brenda, e tjetersuan si objekt, ia hoqen shkallet qe te mos kishte mundesi te ngjitej lart njeri dhe me ne fund, e dogjen barbaret”.

Ai ka thënë se ky veprim e dëshmon që  jemi “larg civilizimit europian”.

Tutje ai thotë se as në qeverisjen e Mimoza Kusarit e as të Ardian Gjinit nuk janë ndarë paga për mbikëqyrjen e muzeut.

Arllati është shprehur që se barbarët ia dogjën krijesen “qe me aq mund e krijova nen mbeshtetjen e Prof. Meriton Ferizi sa ishte drejtor komunal per kulture”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK