Connect with us

Lajme

Rasti “Bon Vivant”, ky është personi që u ndalua sot

Publikuar

më

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndalimin e personit N. Ll., lidhur me rastin e ndodhur në “Bon Vivant”. N. Ll., dyshohet për veprën penale “dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”.

Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se personi i cili u ndalua është Nikoll Lleshaj nga Klina.

Kujtojmë se më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën mbi 20 persona.

Ndryshe, para dy ditësh u liruan nga paraburgimi dy të dyshuar për rastin që ndodhi më 4 gusht në Bon Vivant, derisa në paraburgim vazhdon të jetë Andi Pajazitaj.

Policia ende nuk ka arritur ta kap të dyshuarin kryesor, Dukagjin Nikollaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK