Connect with us

Ndryshe

“Ra nga qielli…”, gruaja sulmohet nga gjarpri dhe skifteri

Publikuar

më

Një grua në Texas të SHBA thotë se është me fat që është gjallë pasi u sulmua në të njëjtën kohë nga një gjarpër dhe një skifter.

“Nuk mund të them se e njoh ndjesinë e vdekjes sepse jam ende gjallë, por besoj se i shkova afër”, shprehet Peggy Jones, 64-vjeçe.

Gjithçka ndodhi kur Peggy dhe bashkëshorti i saj Wendell po punonin në bahçen e shtëpisë së tyre në veri të Silsbee, 2 javë më parë. Teksa po prisnin barin, Peggy thotë se ndjeu dhe pa një gjarpër që ra nga qielli dhe iu mbështoll rreth krahut.

“Instinkti i parë është që ta heqësh duke shkundur krahun. Por në vend që të ikte, ai u mbështoll rreth krahut. E ndërkohë që përpiqesha që ta hiqja, nisi të më sulmonte tek syzet. E vetmja gjë që mund të shihja ishte një gojë e madhe e bardhë që të vinte drejt fytyrës”, tregoi 64-vjeçarja.

Jones nuk është e sigurt çfarë lloj gjarpri ra mbi të, por thotë se ishte ngjyrë e kaf i errët. Zvarraniku nuk e pickoi asnjëherë, megjithatë e sulmoi disa herë tek syzet, me aq forcë sa ia krisi.

“E vetmja gjë që mbaj mend është që mendoja, nuk dua të vdes këtu, nuk po e heq dot gjarprin, Jezus më ndihmo”, tha Jones. “Ishte e tmerrshme. Dukej si ëndërr, por në fakt po ndodhte vërtetë”.

E teksa gjarpri po e sulmonte, një skifter tentoi ta kapte zvarranikun nga krahu i saj. Pas 4 tentativave, 64-vjeçarja thotë se ai arriti ta kapte dhe fluturoi bashkë me të.

“Skifteri… flatra e tij po lëviznin, mund t’i ndjeja në trup ashtu sikurse ndjeja dhe gjarprin. Pashë krahun tim, ishte mbuluar nga gjaku, rrobat i kisha plot gjak”.

Bashkëshorti i saj vrapoi ta ndihmonte.

“Nuk po fliste anglisht. Po ulërinte dhe po qante, në përpjekje për të folur, por nuk arrija të kuptoja asgjë. E vetmja gjë që arrita të kuptoj ishte një gjarpër ra nga qielli…”

Wendell e dërgoi bashkëshorten me urgjencë në spital, ku mori ndihmë mjekësore për plagët që i kishte shkaktuar skifteri.

Lajme8 minutes ago

Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!

Shqipëri28 minutes ago

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Lajme1 hour ago

KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

Lajme1 hour ago

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Lajme1 hour ago

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore

Lajme2 hours ago

Bekim Sali nga Dublini: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime për qytetarët edhe para anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

Maqedoni3 hours ago

Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”

Maqedoni3 hours ago

Ambasada ruse mohon përfshirjen në rrjetin e dyshuar propagandistik në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni3 hours ago

ESHR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas

Kosovë3 hours ago

“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Maqedoni3 hours ago

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

NA NDIQ NË FACEBOOK