Connect with us

Ndryshe

Policët në Ohio ndihmojnë rakunin, ia heqin kavanozin që i kishte ngecur në kokë

Publikuar

Dy zyrtarë policorë në Ohio të Shteteve të Bashkuara janë bërë sensacion në internet pas publikimit të një videoje.

Ata kishin qenë në vendin dhe momentin e duhur për ta ndihmuar një kafshë, të cilës i kishte ngecur një kavanoz në kokë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një rakun të cilin e gjetën policët në Perskins duke “bredhur” rrugëve pa kontroll, duke marrë parasysh faktin se i kishte ngecur në kokë një kavanoz.

E duke parë se po i rrezikohej jeta dhe mund të goditej nga ndonjë veturë, ata intervenuan për ta shpëtuar nga më e keqja.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur ata arrijnë t’ia largojnë nga koka kavanozin. /Telegrafi/

The post Policët në Ohio ndihmojnë rakunin, ia heqin kavanozin që i kishte ngecur në kokë appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK