Connect with us

Shqipëri

Përplasi motomjetin duke lënë të vdekur drejtuesin, arrestohet 32-vjeçari

Publikuar

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ditën e djeshme, raktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin, drejtuesi i së cilës, humbi jetë për shkak të dëmtimeve të marra.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një aksident të ndodhur më datë 30.07.2023, në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën’, thuhet në njoftimin e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK