Lajme
Pendarovski: Të dënohen organizatorët e pritjes së Kurtit në Tetovë dhe Çair

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski tha se organizatorët e pritjes së kryeministrit të Kosovës në Tetovë dhe Çair duhet të dënohen, sepse ishte një promovim i idesë shoviniste që ndez urrejtje dhe provokim nacionalisht sipas Pendarovskit, përcjellë Klan M.
Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” – thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
”Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.














