SKENA
Pas aludimeve se i ka dhënë fund lidhjes, Blero befason fansat dhe publikon foto me të dashurën e re

Blero Muharremi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u përfol se i ka dhënë fund lidhjes së re. Disa statuse në rrjetet sociale kanë lënë të kuptohet për një përçarje në çift.
Edhe pse këngëtarja nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit të ri, u raportua se ajo jetonte në Gjermani, nga ku Blero postonte shpesh.
Sot ai ka postuar një selfie pranë të dashurës së tij. Ata janë parë në një avion së bashku në atë që duket të jetë udhëtimi i parë i çiftit. Nuk dihet nëse mes tyre ka pasur një krizë që është zgjedhur apo e gjitha ka qenë një lojë për tifozët.




















