Connect with us

Lajme

Osmani për letrën me gabime drejtshkrimore: Nuk është ajo letra që është derguar te kryeministri

Publikuar

Pas dorëheqjeve të ministrave të BDI-së të cilat u deponuan te kryeministri, virale u bë letra e dërguar nga ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani në të cilin ishin bërë shujë gabime. Osmani për TVM2 tha se gabimet kanë qenë teknike, por sqaroi se ajo nuk është letra e cila ka shkuar te kryeministri.

Lidhur me kritikat e oponentëve politik për atë se kjo dëshmoi se gjuha shqipe nuk është zyrtare, Osmani mohon një gjë të tillë. Sipas tij gjuha shqipe është zyrtare dhe përdoret zyrtarisht nëpër të gjitha institucionet shtetërore.

VIDEO