Connect with us

Shqipëri

“Nuk kisha arsye ta vrisja, ishte aksidentalisht”, zbardhet dëshmia e të riut që la të vdekur inxhinierin në Vlorë

Publikuar

Autori i vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau, Rei Mete në dëshminë e tij të disatë ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke treguar të njëjtin version të ngjarjes.

Sipas burimeve të policisë Mete ka thënë se nuk ka pasur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Mete kallzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallzuar. Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushtave. Sipas tij vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.

Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakortësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

vijon….

NA NDIQ NË FACEBOOK