Shqipëri
Nuk iu bind policisë dhe hodhi në tokë pistoletën, në kërkim 27 vjeçari, nën hetim dy të tjerë

Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi nuk i janë binfur urdhrit të uniformave blu për tu ndaluar.
Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Kodra e diellit”, është shpallur në kërkim I riu i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë e u largua.
Gjithahstu janë proceduar penalisht 2 shtetas që qarkullonin me një automjet tjetër. Nënë hetim sipas policisë është një 27 vjeçar banues në Laç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, si dhe një 31 vjeçar, banues në Tiranë, pasagjeri në këtë automjet, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhini i armëve, armëve shpëthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al


















