Connect with us

Shqipëri

Momenti i arrestimit të kreut të zjarrfikëses në Cërrik

Publikuar

Ish drejtuesi i zjarrfikëses në Cerrik, Artion Toçi dhe 4 persona të tjerë janë vënë në pranga këtë të enjte.

Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti i arrestimit të Toçit dhe personave të tjerë.

Toçi është i dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Ndërkaq, u bë shpallja në kërkim i shtetasit i një 64-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”./abcnews.al