Connect with us

Lajme

“Lufta” e pushtetit me Prokurorinë, Peci nga vilat në Rugovë: Prona e shtetit, s’është baçja e babës

Publikuar

Pushteti në Kosovë po vazhdon fushatën linçuese ndaj sistemit gjyqësor.

Këtë radhë, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për denoncimin publik për ndërtimin e 25 vilave ilegalisht, në pronë shtetëore, e që thotë se ka rënë “në vesh të shurdhër” nga Prokuroria e Shtetit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncim publik për njërin prej rasteve me abuzimet më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin e 25 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë”, tha Peci.

Pasi thotë se instancat e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim lidhur me këtë, vetë ai si Ministër ka marrë vendim për lirimin e të gjitha këtyre objekteve, të ndërtuara në pronë shtetërore.

“Si duket pritja jonë ka qenë e kotë. Andaj, si Ministër, sot kam marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve, në pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanizmat ekzekutiv, instancat shtetërore, që ky vendim, që ka bazë ligjore, të implementohet në ditët në vijim”, deklaroi ministri Peci.

“Prona e shtetit nuk asht bahçja e babës!”, ka shkruar ai.

Që nga arrestimi i Ridvan Muharremit, dhe të dy zyrtarëve të MINT, për aferën me rezerva shtetërore, Qeveria Kurti ka filluar një fushatë linçuese ndaj sistemit gjyqësor.

Vetë kryeministri Albin Kurti, kur u deklarua për këtë aferë, tha se nuk i kanë bërë përshtypje prokurorisë disa kallëzime penale që VV i ka dërguar kur ka ardhur në pushtet.

The post “Lufta” e pushtetit me Prokurorinë, Peci nga vilat në Rugovë: Prona e shtetit, s’është baçja e babës appeared first on Veriu.info.

NA NDIQ NË FACEBOOK