Kosovë
LAJMI I FUNDIT/ Aeroplani i nisur për Gjenevë detyrohet të kthehet në Prishtinë

Një aeroplan që ishte nisur të martën nga Prishtina për të mbërritur në Gjenevë të Zvicrës është kthyer prapë në Prishtinë.
I njëjti aeroplan, që është i kompanisë “EasyJet” është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Paparaci.
Rikthimi i tij i serishëm në Prishtinë ndodhi pas 40 minutave fluturimi në qiellin e Kosovës, teksa ende nuk dihen arsyet për një gjë të tillë.
Këto të dhëna janë publikuar në faqen “Maraklit E Fluturimit”. Nga ANP “Adem Jashari” nuk ka pasur ndonjë lajmërim për këtë ngjarje.























