Connect with us

Lajme

Kushtetutesja e shpalli anti-kushtetuese shkarkimin e bordit të RTK-së, ish-anëtari ka një paralajmërim për deputetët

Publikuar

Bajram Mjeku, ish-anëtar i bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka qenë një nga të shkarkuarit në korrik të vitit 2021 nga Kuvendi i Kosovës.

Por ky shkarkim ka qenë antikushtetues, ka qenë konstatimi i Gjykatës Kushtetuese, të martën e 1 gushtit.

Për këtë Mjeku thotë se është i çliruar emocionalisht, pasi tregon se ai dhe familja e tij nuk i kanë shpëtuar bullizimit gjatë gjithë kësaj kohe.

E me këtë çlirim emocional, nuk do të ndalet thotë se do të padisë deputetët përgjegjës.

Postimi i plotë:

Reagim: Kushtetuesja foli, e drejta triumfoi

Pas inicimit të dhjetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kur në korrik të vitit 2021 dërguan në Gjykatën Kushtetuese ankimimin mbas shkarkimit arbitrar të Bordit të RTK-së nga deputetët e mazhorancës, më në fund pas dy vjetësh, sot foli Gjykata Kushtetuese. Vendimi rezultoi në favor të anëtarëve të shkarkuar të Bordit të RTK-së, që do të thotë se deputetët e mazhorancës kanë bërë veprim antikushtetues!

Në kërkesën time me shkrim, të cilën më 21 qershor të vitit 2021 ia pata dërguar znj. Doarsa Kica Xhelili, kryetare e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie e Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Republikës, pata kërkuar që për shkak të ndjeshmërisë, të themelojnë komisionin hetimor parlamentar dhe të gjithë anëtarët e Bordit të intervistohen një për një, para se emrat tonë të dërgohen për shkarkim në Kuvendin e Republikës. Nga deputetët e Kuvendit jemi zgjedhur veç e veç dhe përgjegjësitë i kemi marrë veç e veç, pa paragjykuar asnjëherë gabimet apo shkeljet e dikujt tjetër.

Në planin emocional, sot ndjehem i çliruar, pasi ndjesinë e shkarkimit e kam bartur tash dy vjet. Edhe pas Vendimit të sotëm nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka përfunduar asgjë. Në fakt, ky është vetëm fillimi i fundit i një odiseade, derisa kjo barrë ka rënduar edhe mbi familjen time, e cila nuk ka mundur t’i shpëtojë bullizmit, i shprehur aq shumë në ambientin tonë brutal.

Kurdo që vendimi të bëhet i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, do të kontaktoj avokatin tim për të nisur procedurën e padisë civile ndaj deputetëve të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie e Zhvillim Rajonal dhe deputețëve të Komisionit Parlamentar për Punë e Transfere në Kuvendin e Kosovës, të cilët si mjet rrënues përdorën numrat e arrogancën, në vend të argumenteve dhe qasjes profesionale. Janë pikërisht këta deputetë, të cilët me zell të paimagjinueshëm dhe pa zgjedhur asnjë mjet, provuan të rrënojnë integritetin personal e profesional në sy të opinionit publik, prandaj do t’i shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore, që të zbatohet drejtësia e munguar.

Maqedoni25 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri55 minutes ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri3 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme4 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni5 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme8 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK