Connect with us

Lajme

Kush janë dy zyrtarë e MINT-it të arrestuar sot? Njëri i shkarkuar nga Rozeta Hajdari

Publikuar

Në ditën e sotme zyrtarë policorë kanë bastisur Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Bastisja dhe arrestimi i dy zyrtarëve të kësaj ministrie është bërë nën dyshimet se janë përfshirë në keqpërdorim e rezervave shtetërore.

Hafiz Gara është drejtori në Departamentin e Rezervave Shtetërore të Mallrave, ndërkaq më parë ka qenë Kryeshef i Agjencisë së Standardizimit në MINT.

I arrestuari tjetër është Irfan Lipovica.

Të njejtin në maj të këtij viti, ministrja Rozeta Hajdari e kishte shkarkuar nga Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

 Lipovica është kthyer në pozitën që e ka pasur më herët, shef i Departamentit të Integrimeve Evropiane.

NA NDIQ NË FACEBOOK