Lajme
Kujdes, pamje të rënda/ Publikohet video, ja momenti kur djali i anëtares së KLP grushton disa herë për vdekje 55-vjeçarin

Sigurohen pamjet kur Rei Meta, djali i anëtares së KLP qëlloi me grusht për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Armando Meshau.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti, ku fillimisht dy personat shihen që kanë konfliktuar me fjalë. Më pas në tensione e sipër, 55-vjeçari Meshau e ka qëlluar i pari me grusht, më pas 33-vjeçari Rei Meta i është përgjigjur, duke e goditur disa herë më grusht derisa Armando Meshau rrëzohet.
Në këtë moment një person tjetër afrohet për ta ndihmuar, por mesa duket goditjet kanë qenë fatale për 55-vjeçarin.
Sipas burimeve te Panorama TV viktima dhe 33-vjeçari Rei Meta kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, ku ndodhi edhe krimi, për të printuar disa dokumente.
Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.
Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar.
55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.



















