Lajme
Ishte deklaruar e humbur prej 3 ditësh, gruaja gjendet pa shenja jete brenda një kanali

Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një kanal në Mamurras. 82 vjeçarja është gjetur pa shenja jete në kanalin në afërsi të banesës së saj rreth orës 14:30.
Raportohet se e moshuara ishte deklaruar e humbur, nga familjarët e saj tre ditë më parë, më 11 gusht. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe.
Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën.
Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

















